Humnera e Plutonit
Astrit DELVINA
Hetuesi Z.XH. ; I pandehur flisni rreth akuzes!
I pandehuri Astrit Delvina: Përsa i takon veprës "Humnera e Plutonit", nëpërmjet kontit Guilielm, kam shprehur alegorikisht gjendjen time shpirtërore, pakenaqësite që kam ndaj pushtetit, duke kritikuar disa aspekte të politikës brendshme dhe të jashtme te pushtetit popullor. Me shprehjen "dreitësia nuk mund të ekzistojë mbi varreza", dua të them se c'kuptim ka dreitësia, pasi njerëzimi te jetë zhdukur. Bomba atomike, për të ciliën flitet në roman, simbolizon shkatërrimin e jetës, qe sjell lufta, revolucioni. Eshtë mendimi im se çdo gjë do të arrihet me evolucion dhe jo me revolucion. Unë kam qene kundër partishmërisë në letërsi, të cilën e quaja pedantizëm dhe një pjesë të shkrimtarëve i kam konsideruar si oportunistë, që nuk shkruajne ato që ndiejne, por ato qe na diktojnë partia dhe pushteti. Ky mendim imi eshte shprehur në faqen shtatë të "Humnera e Plutonit", nëpërmjet kontit Guilielm:"Artsistët janë sot mbeturinat e bufonëve të dikurshëm, por më të rafinuar.
Marre nga dosja hetimore e gjygit politik te shkrimtarit Astrit Delvina