Rreth nesh

Të dashur lexues shqiptarë,


Së pari më lejoni të ju falënderoj që jeni duke naviguar në këtë faqe interneti që u është dedikuar. 

Ju jeni duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në konservimin e gjuhës tonë të dashur shqipe, qofshi edhe vetëm lexues.

Libraria e Lizes u krijua nga një dashuri e pashtershme për leximin por mungesa e një aksesi më të lehtë dhe më të shpejtë në librat e shkruara apo përkthyera në shqip.

Edhe pse, fatmirësisht, nuk mungojnë libraritë mjaftueshëm të zhvilluara në trojet shqipfolëse ; fatkeqësisht nuk është e njëjta qasje në Evropën perëndimore.

Kështu, ne si emigrantë të gjeneratës së parë, deshëm në një mënyrë të modernizuar të lehtësojmë shpërndarjen e librave në perëndim.

Për ne ishte e rëndësishme të ju paraqesim titujt më të kërkuar, procesi i bërjes së porosisë të jetë i thjeshtëzuar dhe dërgesa të arrijë shumë shpejt te ju.

Këto tri elemente janë edhe motoja e kësaj librarie.

Ky koncept, i pari në llojin e tij, do të ishte i pamundur pa mbështetjen dhe besimin e shtëpive botuese në Tiranë dhe Prishtinë të cilat na furnizojnë. 

Gjithashtu, falënderojmë shumë të gjithë ata që falë prezencës së tyre na inspiruan dhe ndihmuan në zhvillimin e këtij projekti. 


Me shumë dashuri, 


Lize, Trim & Suada

Më shkruaj email në qoftë se donacioni është material

Për donacione financiare

Kontributi juaj, qoftë ai material apo financiar do të na ndihmojë që ky burim kulturor të vazhdojë të lulëzojë.

Kliko në këtë link për donacione financiare.

Ne do të ju kontaktojmë me email pas çdo donacioni për të ju informuar se në cilin aktivitet kulturor do të përdoren mjetet financiare të dhuruara nga ju.

Faleminderit për pjesëmarrjen e juaj në këtë rrugëtim.

Ke ndonjë tjetër ide apo pyetje ?

Të lutem na kontakto me email në lize@lizesbookstore.be