Pegi

Mikesha

€14,99

Simone de BEAUVOIR

 

"Mikesha" është romani i parë i Simone De Beauvoir, i botuar më 1943 – shin. Historia frymëzohet nga trekëndëshi dashuror i përbërë nga autorja, Jean – Paul Sartre dhe Olga Kosakiewicz. Ky është një nga ata librat e suksesshëm ku miti ka mbërritur më larg sesa rrëfimi në vetvete.

I prezantuar shpesh si roman i shkruar për t'u hakmarrë ndaj gruas që pothuajse shkatërroi lidhjen e hapur të De Beauvoir – it me Sartre – in, hamendësohet se ai përmban vetëm pasion dhe seks. Në të vërtetë libri paraqet një personazh kryesor të mbytur nga pikëpyetjet ekzistencialiste, që përpiqet të zbulojë kush është dhe ç'vend zë në këtë botë.

De Beauvoir – i shkruan në mënyrë fort shprehëse mbi natyrën njerëzore, duke vënë gishtin në plagë falë përkujtimit të ndjenjave dhe mendimeve që mundohemi gjithmonë t'i varrosim thellë brenda vetes.