Dituria

Konstadinopja 1054-1261

€20,00

Alain DUCELLIER & Michel BALARD

Pas Romës, qyteti i Kostandinit (Kostandinopoja) ofron shembullin e dytë kur një qytet arriti të transformohet në një perandori universale, Perandorinë Bizantine. Libri na jep çelësin për të zbërthyer misteret që shoqëruan këtë proces, që në shek. XI-XIII njohu një nga periudhat më intensive e dramatike. Asokohe u evidentuan qartë efektet e asaj sinteze të mrekullueshme qytetërimesh: grek dhe romak, me kulturat e subkulturat e popujve të shumtë të Ballkanit, të Anatolisë, të Kaukazit e të Lindjes së Afërt, që u përfshinë në përbërjen e Perandorisë Bizantine. Ky ishte një proces i gjatë e i vështirë, që nga Kostandinopoja u përhap drejt periferisë nën efektin homogjenizues të besimit të krishterë. 

Ky libër, me një grup autorësh, bizantologë të shquar, është një tentativë origjinale për të skulpturuar profilin e një qyteti, Kostandinopojës, dhe për të zbuluar arsyet që në shek. XI-XIII e bënë atë një faktor përcaktues në marrëdhëniet, edhe atëherë të vështira, Lindje-Perëndim.