Onufri

Qyteti pa reklama

€17,99

Ismail KADARE 

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si “Kujtime të humbura”, shkruar në vitin 1955. Me “Qytetin pa reklama” ai shkruan romanin e tij të parë, që bie në kundërshtim me idenë e përhapur se romani i tij i parë është “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.


“Qyteti pa reklama” ka pasur një konceptim të veçantë. Student për letërsi në Moskë, Kadare është zhytur në mikrokozmosin e letërsisë sovjetike. Duke vërejtur nga afër atë që ishte realizmi socialist, në kurset e institutit “Gorki”, ai kalon një fazë mohimi për të shkruarit. Autori i ri ka përshtypjen që pasioni i letërsisë po shuhet tek ai dhe “Qyteti pa reklama” merr atëherë pamjen e një sfide: ai lufton kundër një fataliteti, që e shtyn në indiferencë ndaj asaj që ai e quante deri atëherë fatin e tij… Tre muaj iu deshën atij për të hartuar këtë roman, që e filloi duke e regjistruar në magnetofon, para se ta rikopjonte, pastaj shkruan pjesën më të madhe pa ndërhyrjen e zërit. Stili në të është i gjallë, tepër modern, dhe mendimi shumë i guximshëm për kriteret e gjykimit të botës komuniste.