Me besnikërinë më të lartë
James COMEY
326 faqe
Në librin e tij, ish-drejtori i FBI-së, James Comey, ndan përvojat e pathëna më parë të disa prej situatave më kritike gjatë karrierës së tij në dy dekadat e fundit të qeverisë amerikane, duke zbuluar se si duket lidershipi i mirë dhe etik, dhe se si nxit vendime të shëndetshme. Rrugëtimi i tij na jep një pamje të paprecedentë të korridoreve të pushtetit, dhe një mësim të shkëlqyer se çfarë e bën një lider efektiv.
Z. Comey shërbeu si drejtor i FBI-së nga viti 2013 deri në 2017, caktuar në këtë post nga presidenti Barack Obama. Më përpara shërbeu si prokuror për Rrethin Jugor të New York-ut dhe zëvendësministër i Drejtësisë në administratën e presidentit George W. Bush.
Nga ndjekja penale e Mafia-s dhe e Martha Stewart, e deri te ndihmesa për të ndryshuar politikën e administratës Bush mbi torturën dhe mbikëqyrjen elektronike, drejtimin e hetimit mbi e-mail-et e Hillary Clinton, si dhe lidhjet midis fushatës së Trump-it dhe Rusisë, Comey është përfshirë në disa prej çështjeve dhe politikave më të rëndësishme të kohëve të fundit.