Mendësia
Dr. Carol S. DWECK
Carol Dweck, pedagoge në Universitetin e Stanfordit dhe psikologe e njohur me famë botërore, në rrjedhojë të dekadave hulumtimi e kërkimi shkencor rreth arritjeve dhe suksesit, na ofron një teori të vërtetë e novatore, që mund të përmblidhet me një togfjalësh të vetëm – pushteti i paimagjinueshëm që ka mendësia jonë.
Profesoreshë Dweck shpjegon pse aftësitë dhe talenti që zoterojmë nuk janë të mjaftueshëm për të pasur sukses - suksesi kushtëzohet edhe nga qasja që zgjedhim për ta realizuar si synim: do bëjmë tonën mendësinë e rritjes, apo atë të ngurtësimit.
Me mendësinë e duhur, jemi në gjendje të motivojmë fëmijët të permiresojnë notat, po aq sa të arrijmë synime të caktuara, si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale.
Në fakt, Mendësia na ofron një teori shumë të thjeshtë, një teori që tashmë të gjithë mësuesit e zotë dhe prindërit e mrekullueshëm, atletët e shkëlqyer dhe drejtuesit e aftë të korporatave të mëdha e dinë: mendja jonë është në gjendje të mësojë dhe lulëzojë me lehtesi e efikasitet. Këto parime janë baza e arritjes ne çdo fushë të dijes e sektor të veprimtarisë.