Albas

Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare

€30,00

Shtëpia Botuese Albas & Dukagjini

Paketa Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare – Niveli 1 është hartuar në përputhje me Kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë, e cila është miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Shqipëri, dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Kosovë. Në këtë paketë do të gjeni: librin e nxënësit, fletoren e punës, fjalor me figura dhe një përmbledhje me pjesë të zgjedhura (Shko dallëndyshe).

STRUKTURA E TEKSTIT TË NXËNËSIT

Teksti është ndërtuar në tri pjesë, që u korrespondojnë përkatësisht klasave I, II dhe III, të cilat në tekstin e nxënësit/es emërtohen:

SHKALLA 1, SHKALLA 2, SHKALLA 3

Secila nga këto pjesë ka strukturën e vet, ku është mbajtur parasysh tematika dhe rezultatet e të nxënit për secilën klasë. Në hartimin e tyre është respektuar rritja graduale e shkallës së vështirësisë si në përmbajtje, ashtu edhe në sasinë e materialit.