Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare 1
Paketa Niveli 1 & 2 vetëm 40 euro
Shtëpia Botuese Albas & Dukagjini
Paketa Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare – Niveli 1 është hartuar në përputhje me Kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë, e cila është miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Shqipëri, dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Kosovë. Në këtë paketë do të gjeni: librin e nxënësit, fletoren e punës, fjalor me figura dhe një përmbledhje me pjesë të zgjedhura (Shko dallëndyshe).
STRUKTURA E TEKSTIT TË NXËNËSIT
Teksti është ndërtuar në tri pjesë, që u korrespondojnë përkatësisht klasave I, II dhe III, të cilat në tekstin e nxënësit/es emërtohen:
SHKALLA 1, SHKALLA 2, SHKALLA 3
Secila nga këto pjesë ka strukturën e vet, ku është mbajtur parasysh tematika dhe rezultatet e të nxënit për secilën klasë. Në hartimin e tyre është respektuar rritja graduale e shkallës së vështirësisë si në përmbajtje, ashtu edhe në sasinë e materialit.