Fan Noli

Studime mbi Perandorinë Osmane - 1

€12,00

Halil INALCIK

Periudha klasike (1302-1606)
Zhvillimi politik, institucional e ekonomik

Devlet-i ‘Aliyye është fryt i studimeve që ka realizuar Halil Inalcik për një periudhë më shumë se gjysmë shekullore. Autori është njëri prej emrave më të mëdhenj të historiografisë osmane të kohës sonë. Ky vëllim i parë fokusohet në kalimin e shtetit osman nga një principatë e vogël në një perandori të madhe e cila pëfshinte brenda saj Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.

Inalcik nuk e trajton periudhën klasike të shtetit osman vetëm në prizmin e historisë politike. Ai kryen gjithashtu analiza shoqërore-ekonomike të cilat shkojnë përtej politikës, duke u thelluar te studimi i lëvizjeve të popullsisë, migrimeve, tek nevojat bazike të grupeve shoqërore, tek format e bujqësisë dhe të tregtisë që përdoreshin për plotësimin e këtyre nevojave por, ai ndalet gjithashtu edhe tek proceset e urbanizimit. Në shpjegimin e problemeve historike, ai përpiqet të tregojë një qasje e cila kalon përmes evidentimit të mentalitetit tradicional si dhe institucioneve përkatëse të këtyre proceseve.
Ky vëllim, i cili përfshin atë korpus studimesh të Inalcik që zënë fill me periudhën selçuke e që trajtojnë një hark kohor prej tre shekujsh duke ardhur deri në periudhën e Ahmedit I, përfundon me hyrjen e Perandorisë Osmane, e cila qe pjesë e Sistemit të Shteteve Europiane, në një amulli të madhe ekonomike.