
Studime mbi Perandorinë Osmane - 1
Halil Inalcik
Periudha klasike (1302-1606)
Zhvillimi politik, institucional e ekonomik
Devlet-i ‘Aliyye është fryt i studimeve që ka realizuar Halil Inalcik për një periudhë më shumë se gjysmë shekullore. Autori është njëri prej emrave më të mëdhenj të historiografisë osmane të kohës sonë. Ky vëllim i parë fokusohet në kalimin e shtetit osman nga një principatë e vogël në një perandori të madhe e cila pëfshinte brenda saj Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.
Inalcik nuk e trajton periudhën klasike të shtetit osman vetëm në prizmin e historisë politike. Ai kryen gjithashtu analiza shoqërore-ekono
Ky vëllim, i cili përfshin atë korpus studimesh të Inalcik që zënë fill me periudhën selçuke e që trajtojnë një hark kohor prej tre shekujsh duke ardhur deri në periudhën e Ahmedit I, përfundon me hyrjen e Perandorisë Osmane, e cila qe pjesë e Sistemit të Shteteve Europiane, në një amulli të madhe ekonomike.