Dudaj

Historia diplomatike e çështjes Shqiptare 1878-1926

€18,00

Arben PUTO

 

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926", "Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në përqasje me Kushtetutën e Shqipërisë", "Nëpër analet e diplomacisë angleze", "Shqipëria Politike 1912-1939" dhe "Lufta italo-greke, diktatorë e kuislingë".

Artikujt e botuar në mediat shqiptare për çështje e data të caktuara janë pa fund. Por, veç kësaj, Puto është treguar i ndjeshëm edhe ndaj temave të ndryshme e debateve të nxituara nga vendime të ndryshme në dëm të Shqipërisë. Vitin e kaluar, kur e gjithë Shqipëria debatonte për regjistrimin e popullsisë, profesor Arben Puto, një nga historianët dhe specialistët e shquar të së drejtës ndërkombëtare, deklaroi haptazi dhe prerë se regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike do të sillte një rritje artificiale të minoritetit grek.