Fashizmi - një paralajmërim
Madeleine ALBRIGHT
Shekulli XX u karakterizua nga përplasja midis demokracisë dhe fashizmit, duke krijuar pasiguri në lidhje me ekzistencën e lirisë njerëzore dhe duke lënë pas miliona të vdekur.
Duke marrë parasysh këto tmerre, njeriu pret që bota të mos i pranojë
pasardhësit shpirtërorë të Hitlerit dhe Musolinit, nëse lindin në epokën tonë.
Te vepra Fashizmi: Një Paralajmërim, Madeleine Albright rrëfen përvojat e saj nga jeta si fëmijë në Evropën e shkatërruar nga lufta dhe nga karriera e saj e shquar si diplomate…
Fashizmi, sikundër tregon Albright, jo vetëm që mbijetoi gjatë gjithë shekullit të njëzetë, por tani përbën një kërcënim më djallëzor për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare se në çdo kohë tjetër që pas Luftës së Dytë Botërore.
Vrulli i demokracisë që përfshiu botën me rënien e Murit të Berlinit ka bërë hapa mbrapsht. Në shumë vende, faktorët ekonomike, teknologjikë
dhe kulturorë po e dobësojnë qendrën politike, duke fuqizuar ekstremet e djathta dhe të majta.
Fashizmi: Një Paralajmërim është një libër për kohën tonë, por që ka vlerë për të gjitha kohërat. Shkruar me mençuri nga dikush që jo vetëm e ka studiuar historinë, por edhe ka ndihmuar në formësimin e saj, thirrja e tij për t’u ngritur na jep mësime që duhet t’i kuptojmë
dhe shtron pyetje të cilave duhet t’u përgjigjemi nëse duam të shpëtojmë veten, duke mos, përsëritur gabimet tragjike të së shkuarës.