Dita Books

Realizmi socialist në sistemin letrar shqiptar

€12,99

Eldon GJIKAJ


Objekt kërkimi në këtë sprovë është qëmtimi sa më i detajuar i evoluimit të sistemit letrar shqiptar në ndërkohën 1944-1962, që pashmangshëm brendashkruan fillimin dhe stabilizimin e realizmit socialist si model krijues dominant. Janë disa punime në traditën tonë studimore të pas vitit 1990, që kanë në qendër këtë problematikë, duke shënuar rezultate konkrete, ku ndër më kryesoret mund të përmenden :
Letërsia e painterpretuar, F. Dado,
Letërsia në totalitarizëm, Sh. Sinani,
Semiopragmatika e realizmit socialist (1944-1949), I. Yzeiri etj.
Nuk mungojnë edhe kontribute nga studiues të huaj, si, p.sh., Letërsia shqiptare (realizmi socialist 1945-1990, Shuteriqi, Kadare, Agolli), i D. Rossi-t etj.1