Artini

Kanuni i Lekë Dukagjinit

€20,00

Shtjefen GJECOVI

 

Kanuni i Lekë Dukagjinit ose Kanuni i Malësisë është përmbledhja e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë së Veriut në një libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjinit.

Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën, dhe u pasuruan, brez pas brezi për gati gjashtë shekuj.

Ata janë përçuar gojarisht nga brezi në brez. Ligjet e "Kanunit" kane shërbyer për më shume se pesë qindvjeçarë si mënyra e themeltë e sjelljes shoqërore dhe vetëqeverisjes për klanet e Shqipërisë së Veriut, edhe atëherë kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane.

Rëndësia e Kanunit në historinë e popullit shqiptar mund të mbivlerësohet pak, por rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët.

Forma e pare e tij e shkruar i referohet Leke Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar që më përpara.

Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u mblodh dhe u pajis nga At Shtjefën Gjeçovi gjate viteve 1910-1925.