Utopia për realistët: Si mund të ndërtojmë botën ideale
Rutger BREGMAN
Pasi punojmë gjithë ditën në punë ne ndihemi shpesh të lodhur, ne blejmë gjëra për të cilat nuk kemi nevojë. Ruter Bregman, një historian hollandez na kujton se nuk kemi nevojë për një mënyrë të tillë jetese dhe se duhet ta zëvendësojmë atë.
Kur e ndau Bregman tezën e tij për të ardhurat bazë universale në “TED Talk” në vitin 2014, ajo dukej e pamundur. Fjala e tij në prill të vitit 2017 vazhdoi të kthehej në një rast provokativ. Videoja u ndoq nga miliona ndjekës në të gjithë botën. Teoritë e parashtruara në këtë libër u morën në konsideratë nga ekonomistët dhe udhëheqësit e qeverive në shumë vende të botës.
Teza e Bregman është një nga shumë idetë utopike që ai provon se është e mundshme në ditët tona.
Utopia për realistët është një nga libra të rrallë që do t’ju surprizojë dhe do t’ju sfidojë në atë që ju mendoni se mund të ndodhë. Që nga një qytet kanadez që dikur ishte tërësisht i varfër, deri tek implementimi i përafërt që i bëri Richard Nikson teorisë së të ardhurave bazë për miliona amerikane, Bregman na çon në një udhëtim nëpër histori dhe përtej traditave ndarëse mes të majtës dhe të djathtës teksa ai na shfaq idetë kampione, koha e të cilave tashmë ka ardhur.
Çdo majë progresive e qytetërimit, - që nga fundi i skllavërisë deri tek fillimet e demokracisë janë konsideruar në fillim si fantazi utopike. Libri i Bregman sfidon dhe demonstron ato ide të reja utopike si zhdukja e varfërisë dhe krijimi i javës së punës 15-orëshe që mund të krijojë një realitet në jetën tonë.
Duke qenë jorealistë dhe të paarsyeshëm, në fakt ne mund të shmangim të pamundurën dhe është e vetmja mënyrë për të ndërtuar botën ideale.