Ujku i Wall Street
Jordan BELFORT
Ditën, bënte mijëra dollarë në minutë. Natën, i shpenzonte me sa furi të mundej. Nga ahengu i shfrenuar që fundosi një jaht 50 metërsh dhe i solli një faturë hoteli 700 000 dollarëshe, e deri tek e shoqja me fëmijët që e prisnin në shtëpi dhe agjentët e rinj e mbushamendës të bursës, që vdisnin për festa dhe që e thërrisnin mbret, këtu, me fjalët e vetë Jordan Belfort-it, jepet historia e gjeniut yllshuar që e quanin “Ujku i Wall Street-it”. Në vitet ’90, Belfort u bë një nga strumbullarët më famëkëqinj të financave amerikane: një mashtrues aksionesh, i shkëlqyer dhe komplotues, i cili e nxori turmën e trimave të vet nga Wall Street dhe e çoi në një zyrë të stërmadhe në Long Island për një aventurë të papërmbajtur.
Është një rrëfim i jashtëzakonshëm lakmie, pushteti dhe teprie, që s’mund ta shpikte dot kurrkush: historia e një djali të zakonshëm që kaloi nga shitja e akullit italian në rrugë te fitimi i qindra miliona dollarëve… derisa gjithçka e mori lumi.