Shko tek informacionet rreth produktit
1 e 1

Libraria shqiptare në diasporë

Shqipëria e re

Shqipëria e re

Çmimi i zakonshëm €20,00 EUR
Çmimi i zakonshëm Çmimi i zbritur €20,00 EUR
Shitje Sold Out
Taksat e përfshira. Kostot e transportit të llogaritura në arkë.

Fred C. ABRAHAMS

 

Në fillim të viteve '90, Shqipëria, shteti më i mbyllur dhe më represiv i Europës, nisi një trazicion befasues pasi e kishte mbyllur veten për dyzet vjet në izolim komunist. Më përpara, nën një pushtet të rreptë diktatorial, shqiptarëve nuk iu lejohej të ushtronin fenë, të udhëtonin jashtë vendit, të vishnin xhinse apo të lexonin letërsi "dekadente" perëndimore.

Duke përqafuar rishtas tregun e lirë dhe mundësitë e qeverisë së zgjedhur, shqiptarët filluan t'i përthithnin me uri risitë nga bota e jashtme. Ata hapën kafene, dyqane dhe gazeta. Muzika rok, më përpara e ndaluar, gjëmonte rrugëve. Por për Shqipërinë e ditëve tona hallet nuk kanë të sosur: në vitet që vazhduan, kombit do t'i binin në kokë zgjedhje të vjedhura, skandale korrupsioni, protesta të dhunshme dhe fantazmat e së ardhmes së pasigurt.

"Shqipëria e Re" paraqet një histori të gjallë të rënies së regjimit komunist dhe të sprovave e mundimeve që e kanë bërë vendin të shndërrohej në shtetin që është sot.
Libri jep një vështrim në thellësi të takimeve të fundit të Byrosë Politike dhe të revoltave të para studentore, rënien e regjimit stalinist, vërshimin e lumit të refugjatëve, shembjen e skemave masive piramidale, luftën në Kosovën fqinje dhe marrëdhëniet në zhvillim të pandërprerë me Amerikën.

Dërgimet & Kthimet

Trego të gjitha detajet

Customer Reviews

Be the first to write a review
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)