Onufri

E penguara

€17,99

Ismail KADARE

Në pamje të parë, ky libër mund të duket si një roman, ku, veç të tjerash, flitet për nostalgjinë e Tiranës.

"Kafe Flora", kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe", kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel "Dajtit".

Kjo nostalgji epokash të përziera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet.

Kjo është "e penguara", vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit.

Në këtë roman të fundit, që përbën një nga kulmet e artit të Kadaresë, kthjelltësia dhe stili luksoz të kujtojnë bukurinë diamantine, që kontraston shpesh me tragjedinë.