Onufri

Hebrenjtë në Shqipëri

€25,00

Monika STAFA

Është pritur prej kohësh një libër për hebrenjtë në Shqipëri. Nuk është e tepërt të theksohet se trajtimi i këtij problemi delikat do të ishte diçka e natyrshme për letrat dhe studimet kudo në botë.

Qëndrimi ndaj hebrenjve ka qenë dhe vazhdon të jetë një çështje globale, planetare. Kjo, për arsyen e qartë se ndërgjegjja e njerëzimit mbarë është vënë në provë.

Historia shqiptare ka një pikë takimi tepër të ndjeshme me këtë dramë botërore. Qëndrimi ndaj hebrenjve, më saktë, mbrojtja e tyre, nga një popull me histori të zymtë, si i yni, që e nderon, në kuptimin më të madh të kësaj fjale. Është kjo një nga arsyet që libri i shkrimtares dhe studiueses së re Monika Stafa “Hebrenjtë në Shqipëri” zgjon një interes të veçantë. - Ismail KADARE (Pjesë nga parathënia)