Uegen

Tipat psikologjikë

€20,99

Carl Gustav JUNG

Ky vëllim, një ndër dokumentet kyç tashmë pjesë e kulturës bashkëkohore, është rrjedhojë e studimeve njëzetvjeçare jungiane në fushën e psikologjisë praktike. Në kërkim të specifikave karakteriologjike që e adresojnë marrëdhënien e individit me botën, Jung-u i shtriu hulumtimet e tij në kohë dhe në hapësirë duke i kthyer sytë nga historia, filozofia, estetika, letërsia, si dhe nga psikopatologjia, duke arritur të kryejë këtë sistemim të qenësishëm të dy sjelljeve të skajshme karakteristike për çdo mekanizëm psikik të veçantë dhe kolektiv: introversioni dhe ekstroversioni.

Reflektimi i Jung-ut është një reflektim i mprehtë dhe i plotë mbi problematikën e dualitetit njerëzor, një analizë e hollësishme dhe e përpiktë e dialektikës së përhershme mes prirjeve tona të kundërta.