Toena

Kujtime që nuk shlyhen

€10,00

Tre oficerë anglezë të zbulimit gjatë luftës në Shqipëri dhe Kosovë 

Xhevat Lloshi (përkth.).

H. William Tilman : ka qenë major në kohën e luftës dhe u hodh me parashutë në Shqipëri natën e 9 gushtit 1943. Më 1946 botoi librin "Kur takohen njerëzit dhe malet", pjesa për Shqipërinë jepet këtu e përkthyer.

J. Amery : ka qenë kapiten në kohën e luftës. Kishte nisur të merrej me organizimin e një kryengritjeje në Shqipëri që më 1940, kur punonte në një seksion të Shërbimit Informativ Sekret britanik në Beograd. U hodh në Shqipëri natën e 19 prillit 1944. Libri i tij i parë është botuar në 1948 me titullin "Bijtë e shqipes". Këtu botohet pjesa për Shqipërinë nga libri i tij i dytë me titull "Marshi i afrimit".

P. Kemp : ka qenë major në kohën e luftësdhe u hodh në Shqipëri menjëherë pas Tilmanit. Libri i tij i parë "Pa flamur e pa stemë" u botua me 1958. Këtu botohet pjesa për Shqipërinë nga libri i tij i dytë me titull" Gjembat e kujtesës", që doli më 1992.

Të mbledhura së bashku në këtë vëllim, kujtimet e tyre për ndërlikimet e luftës në Shqipëri dhe në Kosovë na japin një përfytyrim prizmatik tepër kureshtar e interesant për ato vite të rëndsishme të historisë sonë, me dëshmi të drejtpërdrejta, duke na vërtetuar se ngjarjet njerëzore edhe atëherë kur ndodhin, edhe kur rrëfehen, janë të pandara nga çudirat njerëzore.

 

Botuar në Tiranë nga "Toena", në vitin 1997. Faqe 269.