Fan Noli

Mbi gjenealogjinë e moralit

€9,99

Friedrich NIETZSCHE


Ne jemi të huaj ndaj vetvetes, ne që arrijmë të njohim gjithçka, nuk njohim vetveten, dhe kjo ka një shkak të rëndësishëm. Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë rreth vetes sonë dhe shtrohet pyetja se si mund të ndodhë që ta gjejmë vetveten?

Me të drejtë thuhet se "zemra juaj është atje ku ndodhet thesari juaj".
Thesari është atje ku janë zgjojtë e njohjes sonë. Porsi bletët, edhe ne, bartësit e mjaltit të shpirtit, jemi gjithmonë të shqetësuar për një gjë: në zemrën tonë kemi vetëm hallin se "ç'do të shpiem në shtëpi". Ndërsa lidhur me jetën në përgjithësi e deri te të ashtuquajturat "përjetime", cili nga ne është aq serioz - apo kush ka aq kohë për t'u marrë me një gjë të tillë?