Reklama

E vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët - Shqypnia dhe Shqyptarët

€9,99

Vaso Pashë SHKODRANI

 

Dy traktate të Vaso Pashë Shkodranit mbi çështjen shqiptare
Vaso Pasha i shkruan dy traktatet mbi çështjen e Shqi përisë pikërisht në kohën e kulmimit politik të lëvizjes kombë tare shqiptare, provokuar prej ngjarjeve të vitit 1877-8, dome thënë pas tronditjes së statukuosë të realitetit shqiptar në kuadrin e perandorisë osmane.

Traktati i Shen Stefanit dhe Kongresi i Berlinit sollën një kthesë rrënjësore edhe në gjendjen e shqiptarëve, pasi cënohej njësia e tyre brenda perandorisë, duke shkëputur territore mirëfilli shqiptare në favor të shteteve fqinjë.

Dhe si reagim ndaj këtij gjymtimi territorial, në qershorin e vitit 1878, organizohet Lidhja e Prizrenit jo pa shtysën dhe ndihmën e vetë qeverisë perandorake. Por, nëse në momentin e parë kjo Lidhje pati si shtysë dhe motiv rezistencën luftarake ndaj atyre vendimeve të diplomacisë së fuqive madhore, më tej ajo kishte nevojën e një trualli ideor të çështjes shqiptare, që të mos mbetej thjeshtë si një lëvizje brendaosmane.