Botart

Dita kur Ngjyrat ngritën krye

€9,99

Shkruar nga : Drew DAYWATT
Ilustruar nga : Olivier JEFFERS

 

I shkreti Dunkan kishte dëshirë të ngjyroste. Por, ç’të shihte?! Sapo hapi kutinë e tij të ngjyrave, gjeti në të veç letra me të njëjtin mbishkrim: Heqim dorë!

Bezha është e lodhur nga të qenët përherë nënhija e Kafes. Kaltëroshi kërkon pak pushim pas ngjyrosjes së gjithë atij uji, ndërkohë që Roza është mërzitur nga të ndenjurit kot. Gjelbërushi s’ka asnjë pakënaqësi, kurse Portokalli dhe Verdhacuku nuk i flasin më me gojë njëri-tjetrit.

Çfarë do të bëjë vallë Dunkani?