Masakrat dhe krimet Serbe, Malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1944
Mr.sc. Nue OROSHI
599 faqe
Мё, 7 mars 1913 ne rrethinen e Gjakovës, ushtarët serb u bashkuan me klerikët fanatik ortodoks per te detyruar me dhune popullsine te konvertohej nga besimi katolik ne ate ortodoks.
Rreth 300 njerez, burra, gra dhe femije, perfshire At Luigi Palajn, u lidhen me litare dhe ju kerkua te konvertoheshin nen kercënimet me dekje. Nje pop ortodoks i urdheroi ushtarët serb qe gendronin prane popullates se kidnapuar me armet e tyre ne dore dhe popullaten e kercenoj me keto fjale :
"Ose nenshkruani se jeni konvertuar ne besimin tone ortodoks ose keta luftetar dhe ushtarakët tane do t'iu dergojne spirtrat tuaj ne ferr."
Me pas te kindnapuarit nenshkruan formularin ne te cilin parashikohej deklarata e konvertimit ne fene ortodokse. At Luigji erdhi i fundit. Dhe ishte i vetmi qe kishte forcen te refuzonte getesisht. Kur at Luigji vazhdoi ne refuzimin e tij, pas tre kerkesave dhe pavaresisht nga lutjet e shqiptareve katolikeve qe ishin detyruar me dhune e terror, te konvertoheshin, u shpalos nje skene e tmerrshme qe ne Evropen e shekullit te njëzet nuk do te ishte kurr e mundur te ndodhte. Me një tundje te kokes nga popat ortodoks, ushtarët sulmuan françeskanin, ia hoqën veladonin dhe filluan ta rihnin me kondakët e pushkëve.
At Luigji ra ne toke me disa kocka dhe brinje te thyer, prifterinjte ortodoks ndaluan ushtarët dhe e pyeten te plagosurin nese donte te konvertohej. Dhe perseri ai tundi koken dhe tha ne heshtje :
"Jo, une nuk do ta braktis besimin tim, as nuk do ta thyej zotimin tim".
At Luigji mori goditje te panumerta me kondak pushke, derisa me ne fund një ushtar ia shpoi mushkerité me bajonete duke i dhene fund jetés se prifit fatkeq.