Shqiptarët dhe krijimi i shtetit grek
Elena KOCAQI
Shteti grek ortodoks ishte nje projekt rus i Katerinës se II, që synonte krijimin e nje perandorie Bizantine ortodokse, me një monark rus, për interesat e Rusisë ortodokse dhe qe injoronte totalisht etninë e këtyre popujve. Rusia nuk krijoi dot Bizantin, por ja doli te krijoi shtete te pastra fetare ortodokse ne Ballkan, për interesat e saja. Ne rastin e Greqisë asaj i interesonte feja dhe dalja ne ujrat e ngrohta, ndërsa Perendimit i interesonte ringjallja e Greqisë antike. Kryengritja e Orlovit e 1770, ne Man dhe More ishte nje kryengritje totalisht shqiptaro ortodokse. Filiki Eteria me gradën me përfshirjen më të gjerë Vllamis, ishte themeluar kryesisht nga shqiptarët ortodoks. Revolucioni nga fillimi ne fund, ishte nje revlucion i arbëreshëve, apo i shqiptarëve ortodoks.
Rebelimi u organizua si një luftë fetare që zhduku të gjithë popujt e feve te tjera si hebrejt, katolikët dhe myslimanët dhe urdhërin për këtë gjë nga burimet historike, duket se e ka dhënë Ipsilanti, nje ortodoks nga Azia, i mbështetur nga Rusia . Të vetmit qe shpëtuan ishin shqiptarēt mysliman dhe kjo se i shpëtuan arvanitët ortodoks, me të cilët benin besa bese përtej fesë. Ne masakrën e Tripolicës te paprekur me armë dhe pasuri dolën vetëm shqiptarët. Ishte Kolokotroni qe beri besë me ta dhe dha urdhër mos të preken shqiptarët mysliman, madje ai u dha djalin e vet garanci. Shpalli se kush qëllon shqiptarët, duhet të qellonte atë të parin, sepse ndryshe ai do ti vriste me dorën e vet.
Fitorja e revolucionit i dedikohet marreveshjeve te Kolokotronit me shqiptarët mysliman te ushtrisë osmane që dorëzuan vet keshtjellat si Kalavrita (Komandant Arnautoglu), Kallamata( Sulo Korca), Tripolica (Elmas Mece), Korinth, Naupaktos, Akropol etj. Jane dokumentet ushtarake osmane qe tregojnë qartë edhe dorëzimin e tyre nga shqiptarët mysliman të ushtrisë. Fitorja i dedikohet kryesisht marreveshjeve midis shqiptarëve ortodoks dhe atyre mysliman. Nese shqiptarët mysliman të ushtrisë osmane, nuk do t’iu kishin dorëzuar vellezërve të tyre ortodoks keshtjellat osmane, sot do të ishte e veshtirë të parashikohej nëse do të ishte krijuar ndonjëherë Greqia.
Në të gjitha betejat, shqiptarët ishin përballë, por palët në shumicën e rastve bënë marrëveshje me njeri tjetrin. Në rastin e betejës se Karpenisit, ku Marko Boçari me suliotët që paguheshin si mercenar nga Bajroni dhe Mavrokordati, me ose pa dashje, natën u futën tek bataljonin shqiptar i ushtrisë osmane, ku ai mbeti i vrarë nga Leshi i Zi, i cili ne fakt e vrau atë për vetmbrojtje. Nese ai e ka ditur se kishte hyre tek shqiptarët, ishte gabimi i tij dhe nga rastet e vetme, ku kemi nje përplasje te tillë, nëse nuk e ka ditur, u vra pa dashje.