Pellazgët; Në zanafillin e qytetërimit Helen dhe stërgjyshërit e shqiptarëve
Mathieu AREF
Historia e Shqipërisë (nga kohët më të hershme e deri në ditët e sotme), e origjinës së shqiptarëve (trako-ilirët pasardhës të drejtpërdrejtë të pellazgëve, një popull parahelen) dhe e specifikës së gjuhës së tyre (një lloj fosili i gjallë) që shkon prapa në parahistorinë e Evropës. Kjo gjuhë e ruajtur në malet e pathyeshme të Shqipërisë dhe rrethinat e saj arrin të deshifrojë shumicën e emrave të mitologjisë, heronjve homerikë dhe shumë fjalë e etnonime të Greqisë stricto sensu, të Egjeut, të Azisë së Vogël, të shumë vendeve të Evropës si dhe shumë Termat etrusk, kelt, armen, bask, rumun etj. Mund të themi, në një kohë kur Evropa është në procesin e bashkimit të vetvetes, se populli shqiptar mund të krenohet se është evropian etnikisht, kulturalisht dhe historikisht: i vetmi popull në Evropë që jeton në trojet e tij stërgjyshore që prej minus neolitit.
Mathieu AREF thotë «Shpresoj se kam bindur shkencëtarët, historianë të patentuar edhe neofitët falë studimeve, hulumtimeve të mia të gjata, të mbështetura nga prova të dukshme, argumente të përshtatshme, analiza të thella dhe referenca të verifikueshme, të padiskutueshme. Që nga fillimi i studimeve edhe hulumtimeve të mia, qëllimi im i vetëm ishte “kërkimi i së vërtetës”. Kam nxjerrë Pellazgët nga hija, aq të harruar apo të okultuar. Gjithashtu theksova lashtësinë e tyre edhe arrita të zbuloj, të përcaktoj identitetin e tyre: nga parahistoria deri në kohët moderne. Në të vërtetë kam arritur të zbuloj antikitetin e tyre, jo vetëm falë analizave të mia skrupuloze të shkrimeve dhe dëshmive të ndryshme të autorëve antik, por veçanërisht deshifrimin e emrit të tyre që hedh dritë mbi origjinën e tyre parahistorike mijëvjeçare dhe gjuhën e tyre që vetëm shqipja vazhdon përjetësimin e saj.»