Gjykimi i papërfunduar i Sllobodan Millosheviqit
Nevenka TROMP
Ky libër ofron një analizë të hollësishme të procesit gjyqqësor ndaj ish-udhëheqësit serb Slloban Millosheviq në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ). Me vdekjen e parakohshme të Millosheviqit në mars 2006, procesi gjyqësor ndaj tij mbeti i papërfunduar. Megjithëse objektivat tradicionalë të së drejtËs penale, si ndëshkimi, drejtësia për viktimat dhe parandalimi, nuk u arritën, arkivi rreth procesit gjyqësor ndaj Millosheviqit është një burim i rëndësisishëm historik për hulumtuesit e fushave të ndryshme. Ky libër nxjerr në dritë të dhëna nga koleksioni i provave shkresore dhe në procesverbale, që përbëjnë dokumentacionin e procesit gjyqësor - burime që do të ishte gati e pamundur të shfrytëzoheshin pa dorën udhëzuese të një peroni të brendhëm - për t’u mundësuar lexuesve të gjurmojnë fijet e morisë së përshkrimeve historike.
Përse ishin aq të larta prishmëritë për procesin gjyqësor ndaj Millosheviqit? Përse fundi i parakohshëm i këtij procesi solli zhgënjim aq të gjerë? Çfarë shpresonin viktimat dhe publiku nga vendimi ose aktgjykimi? A dëshironin ata ta shihnin Millosheviqin të shpallur fajtor e të dënuar me burgim afatgjatë? A do t'i jepte teksti i aktgjykimit të mundshëm përgjigje pyetjes se përse kishin ndodhur krimet çnjerëzore në masë dhe me nxitjen e kujt? A është "e drejta për të ditur" po aq e rëndësishme për viktimat, sa dhe dënimi i autorëve të pretenduar? Dhe, më e rëndësishmja, a mundet dokumentacioni i procesit gjyqësor të papërfunduar të realizojë ndonjërën prej këtyre pritshmërive? Ky libër u jep përgjigje këtyre pyetjeve.
Nevenka Tromp është ligjëruese në Studimet për Evropën Lindore në Universitetin e Amsterdamit (UvA) dhe ka qenë anëtare e Ekipit Kërkimor për Çështje të Udhëheqjes (LRT) në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë (TPNJ); nga viti 2000 deri në vitin 2006 ajo ka qenë hulumtuesja kryesore e ekipit që ndoqi penalisht Sllobodan Millosheviqin.