Dituria

Historia e Zvicrës

€20,00

Thomas MAISSEN

Përmes këtij teksti kompakt të Historisë së Zvicrës, historiani i njohur zviceran Thomas Maissen sjell paraqitjen e re të përgjithshme të pritur prej kohësh. Bazuar në përfundimet më të reja kërkimore dhe me një stil të rrjedhshëm, ai paraqet lindjen e Konfederatës Zvicerane, vazhdimësinë e saj të jashtëzakonshme, por edhe përthyerjet e saj të shumta deri në të shkuarën më të afërt.

Me kthjelltësi, ai shqyrton formimin e besëlidhjeve dhe lindjen e sagave, përse Konfederata e përçarë nga ana fetare nuk u shpërbë gjatë Reformës, në ç'masë ishte e nevojshme lufta e Lidhjes së Veçantë për lindjen e një shteti federal më 1848, përse Hitleri nuk e pushtoi Zvicrën në qershorin e vitit 1940 dhe si kërkon Zvicra në fillim të shekullit të 21 të gjejë vendin e vet në arenën ndërkombëtare.

Interpretimi i historisë zvicerane vitet e fundit ka qenë mjaft i debatueshëm në Zvicër, por është shqyrtuar në mënyrë kritike edhe jashtë vendit. Cilido që dëshiron të marrë informacionin thelbësor që ofron niveli aktual i dijes, do ta gjejë këtu atë që kërkon. I shkruar me një gjuhë të kuptueshme, ky libër ofron një tablo, e cila i paraqet rendin e sotëm politik të Zvicrës, vështirësitë dhe shanset e saj që në rrënjët e veta historike.