Artini

Kryengritja e madhe Ilire

€20,00

Në vitin 9 pas Krishtit, tre legjione romake u shtypën nga komandanti gjerman Arminius në Betejën e Pyllit Teutoburg. Kjo ngjarje është e njohur, por kishte një kryengritje tjetër me të cilën u përballë Roma pak më herët, e cila zgjati nga viti 6 deri në 9 pas Krishtit dhe ishte po aq intensive. Ky rebelim ndodhi në Ballkanin Perëndimor - një zonë që përafërsisht korrespondon me Kroacinë moderne, Bosnjë dhe Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi dhe pjesë të Sërbisë dhe Shqipërsië - dhe e testoi seriozisht Perandorinë Romake. 

Për tre vjet, pesëmbëdhjetë legjione luftuan në luginat e ngushta dhe shkrepat e mbuluara me pyje të maleve Dinarike në një luftë të pamëshirshme shkatërrimi kundër një armiku po aq të pamëshirshëm dhe të vendosur dhe megjithatë ky konflikt është kryesisht i panjohur sot.

Kryengritja e madhe Ilire besohet të jetë libri i parë i kushtuar ndonjëherë për këtë luftë të harruar të Perandorisë Romake. Brenda faqeve të tij, ne shqyrtojmë historinë dhe kulturën e popullit misteroz ilir, historinë e përfshirjes së Romës në këtë rajon të paqëndrueshëm dhe se me çfarë duhej të përballej ushtria romake gjatë atyre tre viteve të tmerrshme në Ballkan.