
Kosova në luftën e dytë botërore
Muhamet SHATRI
Fragmente
f.30
Në bisedën që dr. Herman Neubahuer zhvilloi me Xhaferr Devën në Beograd më 5 shtator 1943 u shqyrtuan katër pika:
a) Bashkimi i Kosovës dhe i trevave të tjera me shtetin shqiptar
b) Ruajtja e statusit ekzistues të Qarkut të Kosovës brenda shtetit serb
c) Njohja zyrtare e shkëputjes së shtetit shqiptar nga Perandoria Italiane
d) Tërheqja e plotë e ushtrisë gjermane nga Shqipëria në fund të luftës.
f.33
Pushtuesit nazistë nuk kishin në Shqipëri asnjë organ politik të mirëfilltë gjerman, i cili do të drejtonte jetën e vendit. Qeveria gjermane kishte një të ngarkuar të posaçëm të MPJ për Juglindjen, me qendër në Beograd, por ndikimi i tij në jetën e përditshme politike të Shqipërisë ishte i kufizuar. Ai mbante lidhje të rregullta me Kossullatën gjermane në Tiranë dhe prej saj vihej në dijeni mbi gjendjen politike në vend. Herë pas here, ky përfaqësues vinte në Shqipëri për të parë nga afër zhvillimin e ngjarjeve. Në këto rrethana, pushteti real në Shqipëri ishte në duart e komandës ushtarake gjermane.