Muza

Billie Eilish

€14,99

Adrian BESLEY

 

Billie Eilish është një fenomen. Është vetëm 18 vjeçe dhe ka arritur të fitojë pesë çmime Grammy. Hitet e saj të mrekullueshme i kanë tejkaluar nominimet dhe karakteri i saj i sinqertë pasqyron qëndrimet e një brezi të tërë. Billie-t nuk ia ndan dot sytë; performancat e saj janë magjepsëse dhe videoklipet e çuditshme të bëjnë për vete.
Ky libër shqyrton me imtësi jetën dhe talentin e yllit të popit më të suksesshëm deri më sot. Billie, një kërcimtare e talentuar, rritur në LA nga një familje plot dashuri që e adhuronte muzikën, nisi të shkruante tekste dhe të kompozonte këngë me vëllanë e saj më të madh, Finneas-in, që është gjithashtu një muzikant. Që nga këngët e saj të para pak të njohura, te albumi i parë që kryesoi chart-et, te turi botëror shumë i suksesshëm, te kopertinat e revistave dhe deri te nominimet për çmimet Grammy, këto vite kanë qenë të vrullshme për adoleshenten e pazakontë.
Kaq e famshme që në një moshë aq të re, Billie Eilish ka shijuar sukses të jashtëzakonshëm. Ky libër ilustron karrierën e jashtëzakonshme të Billie-t, që kur ajo publikoi këngën e saj të parë në SoundCloud në gusht të 2015-ës, “sHE’s brOKen”, te “ocean eyes” emocionuese, që u bë e njohur brenda natës, deri të hiti i saj më i suksesshëm “Bad Guy” dhe çdo gjë tjetër në mes të këtyre periudhave, si dhe tregon se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen e njërës prej yjeve më të mëdhenj të planetit.