Si të flisni që fëmijët t’ju dëgjojnë dhe si të dëgjoni që fëmijët të flasin me ju
Adele FABER & Elaine MAZLISH
Lëreni luftën me fëmijët tuaj!
Ky është libri më i shitur i cili do t’ju mësojë teknikën që ju duhet për të qenë më të efektshëm dhe më vetmbështetës me fëmijët tuaj.
I çmuar dhe lavdëruar nga prindërit e profesionistë anembanë botës, qasja realiste dhe e respektueshme e Adele Faber-it dhe Ealine Mazlish-it i bën marrëdhëniet me fëmijët e të gjitha moshave më pak stresuese dhe më të knaqshme. 
Këtu, këto eksperte që kanë fituar çmime na japin mendimet dhe sugjerimet e tyre më të fundit, mbështetur në komente të marra gjatë viteve.
Metodat e tyre të komunikimit të ilustruara me vizatime të këndshme që paraqesin teknikat e veprimit na japin mënyra novatore për zgjidhjen e problemeve të zakonshme. 
Prej këtij libri do të mësoni si të: 
- përballeni me ndjenjat negative të fëmijës - mërzi, zhgënjim, zemërim, etj.
 - shprehni zemërimin tuaj, pa lënduar fëmijën.
 - angazhoni bashkëpunimin e fëmijës me dëshirën e tij.
 - vendosni kufij të rreptë, por në të njëjtën kohë të ruani dashamirësinë tuaj.
 - përdorni alternative të tjera nga ndëshkimi.
 - zgjidhni konfliktet familjare paqësisht.
 
          





















































