Uegen

Ataturku, rilindja e një kombi

€20,40

Patrick KINROSS

456 faqe

Kinross na ka dhënë një Ataturk të madh (siç edhe është), të zgjuar, të pashëm, elegant në të gjitha gjëratr që bëri e natyrisht duke qëndruar mëtepër në anën ushtarake. Përshkrimi është kudo emocionues, plot finesë dhe i rrjedhshëm. Monografia thjesht historike këtu fiton përmasa të tjera, të gjitha ngjarjet e mëdha që mbushin jetën e Mustafa Qemalit kalojnë të gjalla para syve tanë, me ndjenjë të ngrohtë dhe mendim të thellë, me një përkujdesje si e një amvise të përsosur për ti dhënë shijes elegancë, finesë dhe dashuri. Vetë Kinross tregon talent të madh duke shkruan për gjigandin Mustafa Qemal. Asnjë biografi tjetër nuk ka këto përmasa reale dhe sugjestionuese.

Të qenit e Mustafa Qemalit me origjinë nga nënë shqiptare e bën lexuesin edhe më të dëshiruar, edhe më kërkues. Dhe më në fund mbetet i ngashënjyer dhe i kënaqur. Biografia e shkruar nga Patrik Kinros, një diplomat i njohur i Ballkanit, ka sjellë për lexuesit një libër të formatit të kërkuar dhe për një personazh të madh, që e ka një rrënjë gjaku shqiptare. Në fillim është kureshtja, pastaj vijnë me radhë personaliteti, karakteri, forca, këmbëngulja, analizat e thella që lidhen ngushtë me politikën, aksionin po politik, durimi, shpërfillja e gjërave të vogla, revolucione për gjithçka e me dorë të fortë në jetën sociale dhe kulturore të vendit, duke arritur përmbysjet e mëdha, liri të cilat Turqia republikane e demokratike i gëzon edhe në ditët tona.

Autori i ka ndjekur nga afër ngjarjet, faktet, dorëshkrimet, analizat, shtypin, të dhënat e qeverive të ndryshme, duke vënë përballë vlerësimet, përshtypjet vetjake, botimet, përfundimet jo të nxituara e të menjëhershme, diskutimet e njëanshme dhe ato dypalëshe..., pra gjithçka që ka gjetur e analizuar, duke e kthjelluar mirë e mirë në filtrin e tij përpunues. Kjo ka pasur mjaft rëndësi për arritjen përfundimtare të formës së librit, duke i vënë pikën e fundit.