Vajza të Dashuruara
Jacqueline WILSON
Imagjinoj këtë djalosh biond bukurosh me sy të mëdhenj kafe që shëtit rreth një makine gjysmë të parkuar në trotuar. Ndalon në një anë që të më hapë rrugën, vetëm se unë kaloj po nga ajo anë. Kalon nga ana tjetër dhe, po ashtu, edhe unë. Dukemi sikur jemi duke bërë një dyhapësh të çmendur. "Oh, më fal!", - belbëzoj. Ndiej fytyrën që më ndizet flakë.... Nuk jam shumë e shëndoshë. Jo, në të vërtetë. Nuk do të thotë gjë të kesh fytyrë të rrumbullakët. Tani jam e rrumbullakët gjithandej. Barku im është i rrumbullakët, po ashtu edhe të ndenjurat. Edhe gjunjët e mi prej koti janë të rrumbullakët. Edhe kraharori po ashtu. Magda duhet të veshë reçipeta me fortesë që të duket se ka gjoks të madh, kurse Nadina është komplet rrafsh...