UET

Unë jam gegë

€17,50

Mustafa NANO

196 faqe

"Jam i sigurt se ka njerz sot në Tiranë që titulli i ktij libri "Unë jam gegë" ka për t'i çuditë e tronditë ma fort se sikur ky libër i M. Nanos ta kishte titullin "Unë jam gay". Për nji pjesë të madhe të autoriteteve "misterioze" binomi "gegë – toskë", ose edhe kufizat e tij të marra veç e veç, janë fjalë pa ndonji kuptim, janë "historizëm", fjalë të kohës së Nuhit, gjithsesi pa landësi e përmbajtje.

Kto fjalë si dhe derivatet e tyne që përskajojnë sektorët e mdhenj përkatës të shqipes, janë fjalët tabu që askush ma nuk duhet me i përmendë. Dhe deterrentin e tabusë, fuqinë e tij shkatërruese e përban pohimi se ai që i përmend, automatikisht mund të dyshohet për "përçarës i kombit". Fjalë e madhe kjo... Pra tabuja ka edhe sfinksin rojtës që e mban të gjallë tmerrin para tundimit. Jemi në terren tansisht mitologjik. Kultura shqiptare e tranzicionit e mbërthyeme në çatallet e mitit?! Mozotmakeq!" - Primo SHLLAKU

Mustafa Nano ka qenë fundi i vitit 1997, kur Mustafa Nano u shfaq si gazetar e publicist. Deri në këtë moment, ai kish ushtruar profesionin e inxhinierit elektronik dhe më pas në periudhën 1990 – 1994 u përfshi në veprimtari politike, e në periudhën tjetër 1994 – 1997 në diplomaci. Prej vitit 1997 e në vijim, ai ka shkruar për një numër gazetash në Tiranë.

U bë i njohur fillimisht me shkrimet e veta të publikuara në gazetën "Shekulli", e më pas në "Korrieri", dhe tash së fundi në të përditshmen "Shqip". Si intelektual publik ka qenë gjithë kohën pjesë e debatit kombëtar dhe e ka thënë të vetën për një numër çështjesh të natyrës kulturore e socio – politike, qoftë nëpërmjet protagonizmit televiziv, qoftë nëpërmjet artikujve, qoftë nëpërmjet librave që ka publikuar.

Libri i parë i tij është ai me titull "Europa, destinacioni X". Gjatë dekadës së fundit ka publikuar tre libra të tjerë, atë me titull: "www.shqipëriadheunë.com", "Hinterlandi i kuq" dhe sprovën që keni në dorë "Unë jam gegë".