Living

Të jetosh gjatë dhe shëndetshëm

€15,00

Martha STEWART

Shijojeni jetën më shumë pas moshës dyzetvjeçare – frymëzohuni nga ekspertja më e njohur amerikane për stilin e jetesës. Këshilla nga më të ndryshmet: që nga rregullimi i shtëpisë për të krijuar një atmosferë sa më optimiste, e deri te këshillat për shëndetin mendor pas të dyzetave.
Dhjetë rregullat e arta për një plakje të suksesshme paraqesin një tablo të përgjithshme, të ndarë në kapituj, ku trajtohen nevojat gjithmonë e në ndryshim përgjatë çdo dhjetëvjeçari, përfshirë këtu:

  • TË USHQEHEMI SHËNDETSHËM: mbani një depo me produkte të shëndetshme, ku të gjenden elementet bazë të regjimit tonë ushqimor.
  • TË QËNDROJMË NË FORMË E TË SHËNDETSHËM: qëndroni në formë duke përmirësuar ekuilibrin, forcuar rezistencën dhe duke ruajtur fleksibilitetin.
  • MENDJE E SHËNDOSHË: stimuloni aktivitete të reja për trurin për të parandaluar humbjen e kujtesës.
  • PERSPEKTIVË E SHËNDETSHME: vendosni pikësynime të përditshme duke forcuar lidhjet shoqërore.
  • TË JETOJMË SHËNDETSHËM ÇDO DITË: mjekohuni me zgjuarsi dhe kushtojuni vëmendje dhimbjeve.
  • PAMJE E SHËNDETSHME: kujdesuni për lëkurën dhe përshtatni grimin me moshën.
  • SHTËPI E SHËNDETSHME: krijoni mjedise që pasqyrojnë mënyrën se si doni të jetoni.
  • PËR NJË TË ARDHME TË SHËNDETSHME: mbani në kontroll shëndetin, që të parandaloni sëmundjet.
  • KUJDESI PËR SHËNDETIN: përgatituni të ndihmoni të tjerët, por pa lënë pas dore veten.