Minerva

Si të bëhesh magnet njerëzish

€18,00

Ndihesh në siklet kur je pranë të tjerëve? Nuk di se çfarë të thuash apo se si të nisësh një bisedë? Ke probleme me shefin apo kolegët dhe nuk di se si t’i bindësh që të veprojnë si ty? Dëshiron të përmirësosh raportin me bashkëshortin, njerëzit e besuar, apo miqtë? Apo thjesht dëshiron të përmirësosh marrëdhëniet me të tjerët dhe aftësinë për të lënë përshtypje të forta e jetëgjata te kushdo që takon, nga sot e tutje?

Marc REKLAU

 

Në librin e tij të ri, ‘Si të bëhesh magnet njerëzish’, autori bestseller ndërkombëtar dhe konsulenti i zhvillimit vetjak, Marc Reklau, zbulon sekretet dhe psikologjinë pas marrë- dhënieve të suksesshme me njerëzit e tjerë.

Suksesi dhe lumturia jote në jetë – shtëpi dhe biznes – varet në një masë të madhe nga marrëdhëniet që ke me të tjerët. A je i aftë t’i ndikosh dhe t’i bindësh? Edhe pse suksesi ka kuptim të ndryshëm për çdokënd, ekziston një emërues i përbashkët: njerëzit e tjerë.

Njerëzit më të suksesshëm, shpeshherë nuk janë ata me inteligjencë superiore apo aftësitë më të mira, dhe ata më të lumturit, nuk janë më të zgjuar sesa ne, e megjithatë, kanë aftësitë më të shkëlqyera njerëzore.