Pema

Rrethuar nga idiotë

€23,99

Tomas ERIKSON 

315 faqe

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të përfundoni në një grindje për shkak se ju kanë keqkuptuar?
Ju ka ndodhur që të mbeteni si i shastisur prej paaftësisë së plotë të një kolegu për ta kuptuar qëllimin tuaj?
Apo thjesht ju ka ardhur në majë të hundës sepse nuk ju dëgjon njeri?

Nuk jeni i vetmi. Pas një takimi katastrofik me një sipërmarrës të suksesshëm, i cili ishte i bindur se ishte ‘i rrethuar nga idiotë’, eksperti i komunikimit, Thomas Erikson, iu përkushtua punës për të kuptuar se si funksionojnë njerëzit dhe arsyen se pse shpesh ne e kemi tepër të vështirë që të krijojmë lidhje me të tjerët.

"Rrethuar nga idiotë' është metoda e tij e thjeshtë, por novatore, për t’i vlerësuar të gjithë ata me të cilët komunikojmë bazuar në katër tipa personaliteti që janë: të Kuqtë, të Kaltrit, të Gjelbrit dhe të Verdhët. Duke filluar nga gjuha e trupit e deri tek trajtimi i konflikteve, ky lexim argëtues do t’ju pajisë me të gjitha instrumentet që ju nevojiten për t’i kuptuar dhe për të ndikuar tek ata që keni rrotull - brenda dhe jashtë zyrës – dhe për të garantuar që idioti mes tyre të mos jeni ju!