Fuqia e mendimeve
Burbuqe RAUFI
"Po sikur të mund ta ndryshonit jetën tuaj, sikur të kishit fuqinë dhe të bëheshit sundimtari i mbretërisë suaj? Unë mendoj se kjo është e mundur!
Libri “Fuqia e mendimeve” është një histori e vërtetë që tregon se si unë përdora mendimet pozitive për të ndryshuar jetën time.
Kur diagnostikohesh me një sëmundje të pashërueshme, kupton se shumica e kokëçarjeve të përditshme nuk janë aspak të rëndësishme. Gjithçka fashitet kur kupton se jeta është dhurata më e çmuar. Atë çast, fillon t’i kushtosh vëmendje çdo frymëmarrjeje dhe çdo sekondë që kalon, mendimi i vetëm që të vërtitet në mendje, është: “Çfarë duhet të bëj”?
Sekreti qëndron te fuqia që keni brenda vetes. Të ndryshoni mënyrën e të menduarit për çdolloj situate me të cilën përballeni, është gjëja më e mirë që mund të bëni dhe libri “Fuqia e mendimeve” është udhërrëfyesi i duhur për të nisur rrugëtimin tuaj."
Në fund të fundit, shëndeti qëndron përmbi gjithçka!