Skanderbeg Books

Një fije shprese, një fije shkrepëse

€12,99

Ag APOLLONI

 

Nuk ndodh shpesh, por, ja, ndodh, që studiuesi i shquar i letërsisë të bëhet
edhe krijues i shquar i letërsisë. Studiues i risive të letërsisë shqipe, Ag Apolloni, në romanin e tij të ri “Një fi je shprese, një fi je shkrepëse” u dëshmua krijues i shquar i letërsisë shqipe, u dëshmua shkrimtar i risive.
Rexhep Qosja

Tani shtëpia e saj, nënë Ferdonijes, është një nga muzetë më të çuditshëm në
botë, pasi është muzeu i mungesës. Të tjera nëna në Kosovën e pasluftës, të cilat kanë humbur të bijtë në beteja, mu si nëna Ferdonija, i kanë kthyer jetët e tyre në muze. Ecja e Pashkës si ecja e Demetrës dhe endja e Ferdonijes si endja
e Niobës, në të martat dhe të shtunat e tyre epike tek përsëriten në pendulin
tragjik të kohës, janë dëshmi të një fati që bota risjell tragjikisht. Ky tekst i Ag
Apollonit, i shenjur si dokuroman, është ndër librat më të bukur të shkruar
në shqip për luftën e fundit në Kosovë. Përtej dëshmisë dhe prapakthimeve
që vijnë prej kujtimeve, është një rrëfi m me intensitet të lartë shkrimor dhe
estetikë të tillë që e bën tmerrin shtangës.
Flutura Açka

Romani i Ag Apollonit është njëkohësisht muze i të gjithë neve, ekspozitë artistike me tablo tmerri, dramë në vete, arkiv historik. Mbi të gjitha, është një vepër e jashtëzakonshme artistike.
Blerim Shala