Na ishte dy herë...
Qëndresa Zeneli RRAHMANI
Na ishte dy herë… një botë magjike dhe e mistershme për vogëlushët. E në këtë botë magjike, personazheve të vërteta u ndërlidhet fati me personazhet e tyre më të dashura vizatimore. Këtë u ofron lexuesve të vegjël libri me përralla “Na ishte dy herë”. Ky botim përmban 5 përralla: Trimi, Lisa dhe peshku i dëshirave, Rroni në kopshtin zoologjik, Një letër për babadimrin, Princesha Zana dhe medaljoni magjik, Drini shkencëtari. Të gjitha përrallat shoqërohen me ilustrime plot ngjyra, që e bëjnë mjaft të këndshëm leximin.
Trimi dhe Lisa do të takojnë Njeriun Merimangë, Elsën dhe Anën, falë dashurisë për njëri-tjetrin; Pas një mrekullie, Rroni do të bashkëpunojë me Batmanin për të ndihmuar kafshët në kopshtin zoologjik; Babadimri do t’i mësojë një djali të llastuar vlerat e vërteta të jetës; Zana do të gjejë medaljonin magjik, i cili do ta dërgojë atë në një botë magjike për një mision shumë të rëndësishëm dhe Drini do të vizitojë galaktikat e largëta, falë mësimit të zellshëm dhe guximit të tij.