Minerva

Miti i karizmës

€18,00

Olivia Fox CABANE

 

Po sikur karizma të mund të mësohej? Miti i karizmës është ideja se karizma është një cilësi thelbësore e lindur – ose e keni (Bill Clinton, Steve Jobs, Oprah) ose jo. Por, siç Olivia Fox Cabane zbulon, kjo nuk është aspak e vërtetë. Sjelljet karizmatike mund të mësohen dhe përsosen nga kushdo.

Duke marrë nga teknikat të cilat fillimisht i krijoi për Harvardin dhe MIT, Cabane e ndan karizmën në përbërësit e saj. Që të bëheni më karizmatik, nuk do të thotë të ndryshoni personalitetin tuaj.

Por, ka të bëjë me përshtatjen e një serie praktikash të caktuara, të cilat shkojnë me personalitetin që keni. Miti i karizmës ju tregon si të jeni më ndikues, më bindës dhe më frymëzues.

Pjesë e shkurtër nga libri:

"Në verën përvëluese të Londrës së vitit 1886, William Gladstone garonte kundër Benjamin Disraelit për vendin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Ishte Epoka Viktoriane dhe fituesi do të sundonte gjysmën e botës.

Në javën e fundit para zgjedhjeve, të dy këta burra rastisën të ftonin për darkë të njëjtën grua të re. Siç pritej, shtypi e pyeti këtë grua se çfarë përshtypje i kishin lënë të dy kundërshtarët.

Ja si u përgjigj, "Pasi darkova me Z. Gladstone, mendova se ai ishte personi më i zgjuar në Angli. Por, pasi darkova me Z. Disrael, mendova se isha unë personi më i zgjuar në Angli." E gjeni se kush i fitoi zgjedhjet? Ishte që i bënte të tjerët të ndiheshin të zgjuar, mbresëlënës dhe mahnitës: Benjamin Disraeli."