Lëndina e arushëve
Rovena RROZHANI
Libri tregon historinë e Tomit, një arushi të rrembyer nga nëna e tij, të shkeputur nga jeta e lire në pyll, për t'u mbyllur në kafaz.
Por edhe pse në roberi, Tomi nuk eshtë vetëm. Në ndihmë të tij vjen çafka Egretë dhe një djalosh, që trishtohet teksa sheh Tomin në kafaz.
Libri ndjek aventurat dhe përpjekjet e Egretës dhe djalit të vogël për të shpëtuar arushin Tom dhe për ta rikthyer në shtëpinë e tij. Ata me në fund ia dalin. Tomi kthehet në pyll, i lirë si më parë.
Por shumë shpejt Tomi kupton se shumë gjëra kanë ndryshuar, ai vetë ka ndryshuar dhe përshtatja me jetën e egër nuk është aq e lehtë sa mendonte. A do t'ia dalë Tomi?
Një histori emocionuese, që tregon se kafshet kanë nevojë per shtepinë e tyre, ashtu si edhe njerezit.
Një udhëtim në një botë ku zemra rreh fort per Tomin dhe miqtë e tij të mirë.