Pegi

Krenari dhe paragjykim

€24,00

Jane AUSTEN

Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze.
Vetë Jane Austen e quante këtë vepër të shkëlqyer “fëmijën e vet të dashur” dhe heroinën e saj plot gjallëri, Elizabet Benet, “si krijesën më të mrekullueshme të shfaqur ndonjëherë në libra”.
Pesë bijat e paharrueshme të zonjës Benet, të gjitha në kërkim të një martese të lakmueshme përvijojnë një tablo të gëzueshme e të thellë të jetës në fshatin anglez në fund të shekullit 18-të. Fatet e Elizabetit, Xhejnit, z. Bingli dhe të hijerëndit z. Darsi ngërthehen në një vallëzim të parezistueshëm e psikologjik, që hedh dritë mbi shpirtin njerëzor të paparashikueshëm dhe shumëtrajtësh, sidomos kur gjendet përballë dashurisë apo diçka që i ngjan asaj.

Përplasja romantike ndërmjet mendimtares Elizabet dhe të dashurit të saj krenar, zotit Darsi, është një shfaqje plot finesë e një debati të qytetëruar. Kjo është një histori e paharrueshme mbi pakujdesinë e përshtypjeve të para, fuqinë e arsyes, e mbi të gjitha për dinamikat e çuditshme të marrëdhënieve dhe emocioneve njerëzore.

Kritika

"Gjenia e Jane Austen-it ka si bashkëpunëtor vetëm përsosmërinë e shijes së saj."
Virginia Woolf

"Subjekti është tepër inteligjent dhe zbavitës, gjithashtu paraqet një vështrim interesant mbi jetën e gruas në atë epokë."
The Guardian

"Askush nuk është treguar më dinak sesa Jane Austen me personazhet. "
The New York Times Style Magazine.

Fragmente nga libri

1) ...kurrë si në atë çast, nuk kish ndier aq sinqerisht se ishte dashuruar me të, tani që dashuria ishte krejt e kotë.

2) Vaniteti dhe krenaria janë të ndryshme si tipare, ndonëse shpeshherë i ndeshim si sinonime. Dikush mund të ndihet krenar pa u ndier vanitoz. Krenaria ka të bëjë më tepër me mendimin që ushqejmë për veten tonë; vaniteti lidhet me atë që do të donim të mendonin të tjerët për ne.

3) Kam një lloj kokëfortësie brenda meje, e cila s’më lejon kurrë të më shtijë frikën dikush. Përkundrazi, më rritet guximi, kur dikush mundohet të më trembë.

4) Kam luftuar më kot. E pra, s’mundem më. Jam i pazoti t’i ndrydh ndjenjat e mia. Lejomëni t’ju them që ju adhuroj e ju dua marrëzisht!