Living

Katër erërat

€17,99

Kristin HANNAH

 

Toka ime, po ta dëgjosh, të tregon historinë e saj

Teksas 1921: kohë bollëku. Lufta e Madhe ka mbaruar, toka është pjellore dhe Amerika është në prag të një ere të re, por Elsa Uollkoti është e destinuar të mbetet lëneshë në një kohë kur martesa është zgjidhja e vetme e një vajze. Kjo, derisa njihet me Raf Martinelin dhe vendos të ndryshojë rrjedhën e jetës. Pasi reputacioni i saj shkatërrohet, i mbetet veçse një zgjedhje: martesa me një djalë që pothuajse nuk e njeh.
Në vitin 1934 bota ka ndryshuar: miliona njerëz në Amerikë kanë mbetur të papunë dhe thatësira ka shkatërruar Ultësirën e Madhe. Fermerët mezi arrijnë t’i mbajnë tokën dhe gjënë e gjallë, ndërkohë që toka zhuritet çdo ditë. Stuhitë e pluhurit janë kthyer në makthe. Gjithçka në fermën e Martinelëve duket se po jep shpirt, përfshirë martesën e Elsës. Çdo ditë është një betejë për t’i mbajtur fëmijët gjallë.
Në një kohë kaq delikate, Elsa (si shumë fqinjë të saj) vihet përpara një sprove të vështirë: të luftojë për tokën që mësoi ta adhuronte apo ta lërë pas dhe të niset për në perëndim, në kërkim të një jete më të mirë për familjen e saj.
Libri “Katër erërat” na njeh me jetën gjatë Depresionit të Madh dhe njerëzit që e jetuan atë; me realitetin e ashpër që ndau një komb dhe me betejën “të kesh dhe të mos kesh”. Një portretizim i gjallë i Amerikës dhe ëndrrës amerikane, i parë me sytë e një gruaje të vendosur, kuraja dhe sakrificat e së cilës shënjuan një brez të tërë.