Minerva

Lumturohuni

€11,99

Dr. Anthony GUNN

A përsërisni vazhdimisht të njëjtat gabime? A pranoni parashikimet negative që bëni për veten, përpara se t’i provoni? A ndieni se presionet në jetën tuaj po ju shpërqendrojnë nga gjërat e rëndësishme?

Të gjithë mund të biem pre e kurthit të besimit se lumturia është jashtë kontrollit tonë. Shpesh harrojmë se fuqia për të gjetur lumturinë, është brenda nesh.

Këshillat e thjeshta dhe të drejtpërdrejta të Dr. Anthony Gunn, do t’ju ndihmojnë të gjeni rrugën drejt lumturisë që zgjat. Duke ju treguar se si të reflektoni në mënyra të reja mbi përvojat tuaja personale dhe mjedisin që ju rrethon, këshillat praktike në librin Lumturohuni, do t’ju ndriçojnë rrugën drejt lumturisë jetëgjatë.

Lexoni për të zbuluar 120 këshillat motivuese se si të lumturoheni!