Onufri

Hitleri ishte miku im

€17,50

 

Heinrich Hoffmann

Heinrich Hoffmann ishte një nga njerëzit kryesorë që e bëri Hitlerin legjendë, fotografi i cili me kujdes për- punoi imazhin e Fyhrerit si një figurë perëndie. Hoff- mann botoi albumin e tij të parë me fotografi në vitin 1919, duke qenë fotograf zyrtar i ushtrisë gjermane. Në 1923 ai u bashkua me partinë naziste, ku dhe filloi lidhja tij me Hitlerin.

Ai u bë fotografi zyrtar i Hitlerit dhe udhëtoi shpesh me të. Bëri mbi dy milionë fotografi të Hitlerit, të cilat u shpërndanë gjerësisht, duke përfshirë dhe si pulla postare, një ndërmarrje që solli shumë fitime për të dy burrat. Hoffmann botoi disa albume mbi Hitlerin në vitet ’30, duke përfshirë “Hitleri që nuk e njeh askush”. Hoffmann dhe Hitleri ishin miq të ngushtë, dhe ai u soll jo vetëm si i besuari i tij personal – kujtimet e tij përfshijnë detaje të rralla të Fyhrerit – por edhe si mbles – ishte Hoffmann që e prezantoi Eva Braun, asistenten e studios së tij, me Hitlerin.

Në fund të luftës, Hoffmann u arrestua nga ushtria amerikane, e cila ia sekuestroi arkivën e tij fotografike, dhe u burgos nga aleatët.