Shko tek informacionet rreth produktit
1 e 1

Libraria shqiptare në diasporë

Historia e botës 2 - Nga mesjeta deri në kohën e sotme

Historia e botës 2 - Nga mesjeta deri në kohën e sotme

Çmimi i zakonshëm €30,00 EUR
Çmimi i zakonshëm Çmimi i zbritur €30,00 EUR
Shitje Sold Out
Taksat e përfshira. Kostot e transportit të llogaritura në arkë.

J.M. ROBERTS & O.A. WESTAD

Shenjat pararendëse të një ere të re do të nisin të grumbullohen rreth vitit 1500. Tashmë, disa prej tyre i kemi përmendur, si për shembull zbulimin e Amerikës dhe pinjojtë e parë të ndërmarrjes evropiane në Azi. Që në fillim ato shfaqin natyrën e dyzuar të epokës së re që paralajmërohet: gjithnjë e më shumë, ajo fiton një përmasë të vërtetë botërore.

E megjithatë historia e saj është pikësëpari historia e një ekspansioni të habitshëm të një kulture, mes shumë të tjerash, të kulturës evropiane. Këto janë dy aspekte të të njëjtit proces. Ndërlidhja themelore dhe gjithnjë e më e vazhdueshme e ngjarjeve që ndodhin në të gjitha vendet, do të jetë faktikisht, për një pjesë të madhe, rrjedhojë e veprimeve të evropianëve, të cilët përfundimisht do të bëhen zotër të planetit, duke e përdorur këtë pozicion sundues ngandonjëherë edhe pa e ditur, për ndërtimin e një bote të unifikuar.

Për pasojë, gjatë dy ose tre shekujve të fundit, historia e botës do të fitojë gjithnjë e më shumë një identitet dhe paraqet një unitet temash. Kjo tregon se si duhet parë këtej e tutje historia – si një ndërthurje graduale luftërash të ndërsjella, të cilat do e kredhin botën në luftëra gjithnjë e më komplekse, si një ajsberg i stërmadh, pjesë e nënujshme e të cilit janë politika, imperializmi dhe ekspansionizmi ushtarak.

Integrimi ekonomik i planetit përbën një tjetër pjesë të procesit, bashkë me atë çka është edhe më e rëndësishme, përhapjen e ideve dhe të dyshimeve të teknikës së re dhe të shkencës mjekësore. Rezultati do të jetë një "botë unike", nëse, në një farë mënyre, këtu do të përdornim një stereotip të vjetër. Era e qytetërimeve të pavarura apo thuajse të pavarura, tashmë ka perënduar.

Dërgimet & Kthimet

Trego të gjitha detajet

Customer Reviews

Be the first to write a review
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)
0%
(0)